Tensioni përhapet edhe te shtëpia e fakirit: Nenna “shpërthen” ndaj Albës “Dreqi nuk bëhet njeri, ishalla s’bëhesh kurrë kryefermere!”
Ndërsa fermerët janë të shpërndarë në detyrat e tyre të përditshme, atmosfera në fermë mbetet e tensionuar. Pjesa më e madhe e fermerëve është angazhuar në krasitjen e pemëve, ndërsa tek shtëpia e fakirit, fermerët kanë marrë përsipër ujitjen dhe kujdesin ndaj luleve.
Por, edhe te fakiri , zhurma e debateve mes Albës dhe fermerëve të tjerë ka mbërritur. Fermerja Nenna, e njohur për qëndrimet e saj ndaj fermeres, nuk ka kursyer komentet ndaj Albës. Teksa punonte me lulet, Nenna është dëgjuar duke thënë: “Dreqi nuk bëhet njeri! Ishalla s’bëhesh kurrë kryefermere!” një deklaratë që tregoi qartë mospëlqimin e saj. Duke ndjekur nga larg edhe përplasjen mes Albës dhe Esterit, Nenna ka vazhduar me ironinë: “Ti nuk ke shoqe, se nuk bën me njeri. Je dreq!” një koment i ashpër që ndonëse u tha nga distanca, shtoi edhe më shumë tensionin rreth Albës.
Edhe pse nuk ishte pjesë direkte e debatit, Nenna nuk mund të qëndronte indiferente. Duket se qëndrimi ndaj Albës po bëhet gjithnjë e më kritik mes fermerëve, ndërsa ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes me Esterin, Erandin, dhe tashmë edhe komenteve nga pjesa tjetër e fermerëve.