Tensionet vazhdojnë në fermë /Elinara shpreh pakënaqësi për Nennën, Big Basta ndërhyn
Pas debatit të ashpër që ndodhi mes Elinarës dhe Nennës, tensionet duket se nuk kanë shuar ende. Në ditën e sotme, Elinara ka vendosur të shprehë pakënaqësinë e saj për Nennen, duke i folur Big Bastës në oborrin e fermës.
“Ajo krijon konflikte për vëmendje, është shumë e ulët si gjest ,” tha Elinara, duke theksuar se veprimet e Nennës janë të papranueshme dhe po ndihmojnë në shtimin e tensioneve. Fjalët e Elinarës kanë qenë të ashpra dhe të drejtpërdrejta, duke i dhënë një tjetër dimension problemit të krijuar.
Megjithatë, Big Basta, i njohur për natyrën e tij të qetë dhe të matur, ka ndërhyrë menjëherë duke i kërkuar Elinarës që të mos e shpërndajë këtë lloj fjalori. “Këto fjalë nuk duhet të dalin nga goja jote, sepse nuk të shkojnë,” i tha ai asaj, duke përpjekur të qetësojë situatën dhe të mbajë një atmosferë më të kontrolluar në fermë.
Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve, Elinara nuk e ka mbajtur për vete pakënaqësinë që ka ndaj Nennës. Ajo ka theksuar sërish se është e vështirë të punosh në një mjedis ku ka kaq shumë përplasje dhe konflikte të panevojshme.