loading

Tensionet nuk ndalen në fermë: Pas Esterit, Alba përplaset me Erandin “Vetëm ti s’mund të flasësh për punët!”

Atmosfera në fermë vijon të jetë e mbushur me tension, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes është sërish Alba. Pas përplasjes me kryefermeren Ester, Alba është përfshirë në një debat të ashpër edhe me fermerin Erandi, i cili, si shumë të tjerë në fermë, ka shprehur pakënaqësinë për angazhimin e saj në detyrat e përditshme.

Sipas Erandit dhe disa fermerëve të tjerë, Alba është ndër personat që shmanget nga punët dhe nuk tregon përgjegjësi në aktivitetet që i caktohen. Ky perceptim ka sjellë një shkëmbim të drejtpërdrejtë mes tyre:

Alba: Mezi e prisni momentin që të përfshiheni në debatin tim.
Erandi: Nuk mund të punosh kur të dojë qejfi ty.
Alba: Vetëm ti nuk mund të flasësh për punët.
Erandi: Të ka dalë loja moj vajzë, turp të të vijë me gjithë atë shkollë që ke bërë.
Alba: Nuk u bë nami për 2-3 minuta vonesë, negativiteti jot nuk i duhet askujt.
Erandi: Negativiteti im e bën shoqërinë të përgjegjshme.
Erandi: Ti je mirë te temat e dashurisë. A ke provuar ndonjëherë të fitosh vetë bukën e gojës?

Përplasja mes tyre ka kthyer vëmendjen e të gjithë fermerëve, ndërkohë që shumica duket se mbajnë anën e Erandit dhe Esterit, duke pohuar se Alba shpesh shmanget nga përgjegjësitë.

Ju Rekomandojmë