loading

Tensionet mes Big Mama dhe Big Bastës rishfaqen në kuzhinë

Në fermë puna vazhdon me ritëm, por jo çdo gjë po ecën në qetësi. Ndërkohë që fermerët janë të angazhuar në detyrat e tyre, në kuzhinë situata është më e tensionuar. Big Mama dhe Big Basta, të caktuar për të kujdesur për pastërtinë dhe organizimin e kuzhinës, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes për përplasjet e vjetra që po ringjallen.

. Ishte Big Basta ai që e nisi me kunja, duke i kujtuar Big Mamës ato që ajo kishte shkruar për të:
“Po si kishe shkrujtur një mijë e një të zeza për mua…” – tha ai me ironi, ndërsa vazhdonte të pastronte. Reagimi i Big Mamës nuk vonoi. Me të njëjtin ton thumbues, ajo ia ktheu menjëherë:
“Normal, mos do të të lavdëroj?”

Nuk është hera e parë që Big Mama dhe Big Basta përplasen. Që në fillim të qëndrimit të tyre në fermë, marrëdhënia mes tyre ka qenë e trazuar. Zënka të vogla, shkëmbime fjalësh të forta dhe tension i vazhdueshëm kanë karakterizuar bashkëpunimin e tyre. Ata duket se nuk e gjejnë gjuhën e përbashkët, madje as kur janë të detyruar të punojnë afër njëri-tjetrit.