loading

Tension në sfidën e baltës , debat mes fermerëve pas nominimeve

Ndërsa sfida e modelimit të enëve prej balte vazhdon në fermë, atmosfera mes fermerëve është tensionuar. Frederiku dhe Andueli kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e enëve të tyre, por diskutimet kanë shpërthyer në mes të sfidës, duke nxjerrë në pah pakënaqësitë e akumuluara nga Prime i mbrëmshëm.

Ishte Andrea ai që ndezi situatën duke thënë: “Unë u çudita që nuk më zgjodhe mua,” duke ju referuar zgjedhjeve dhe nominimeve të fundit. Komenti i tij u pasua nga Andueli, i cili iu drejtua Elinarës me fjalët: “Nuk ka shoqëri, nxorre shoqen përjashta.” Përgjigja nuk vonoi. Erandi reagoi menjëherë duke e akuzuar Anduelin se po përpiqet të krijojë përçarje: “Ti po kërkon ndarje mes nesh.” Andueli këmbënguli se Erandi dhe Frederiku janë lojtarë të barabartë dhe se miqësitë nuk duhet të ndikojnë në vendimet e lojës.

Elinara, e përfshirë gjithashtu në diskutim, tha se ndjehej e provokuar: “Ai po ngacmon dhe po provokon. Unë kam ardhur vetëm këtu.” Më tej shtoi me ton të prerë: “Ju do mbaheni mend për thashetheme, unë do dal si zonjë.” Ndërkohë, në prapaskenë, Nenna dhe Big Mama po vijonin punën e tyre me enët e baltës, duke u përpjekur të mos përfshiheshin në debatet.

Pjesë nga debati i tyre:

Elinara: Unë nuk shkoj te krevati Anduelit apo Big Mamës për tu marrë me llafe.

Andrea: Të tradhëtoi grupi jot.

Erandi: Ai është i mërzitur se ka humbur.

Andueli: Unë po thoja se strategët duhet ta kishin humbur lojën dhe mos të të kishin nxjerr në nominim.

Elinara: Kur nuk  e vret mendjen Elinara çfarë ke ti?