loading

Tension i fshehur pranë pishinës: Big Basta dhe Nenna shprehin pakënaqësi për punët në fermë

Ndërsa puna në fermë vijon me intensitet, disa fermerë janë akoma të angazhuar në detyrat e tyre, duke u përpjekur të mbajnë ritmin e lartë të punës. Por jo të gjithë duket se janë plotësisht të kënaqur me situatën.

Big Basta dhe Nenna janë parë duke shijuar një moment pushimi pranë pishinës, ku kanë zhvilluar një bisedë të hapur dhe diskutime të thelluara rreth jetës në fermë. Gjatë kësaj bisede, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për mënyrën se si janë ndarë punët mes fermerëve të tjerë.

Nenna ka shprehur hapur shqetësimet e saj për pabarazinë në detyrat e përditshme, duke u ndjerë se disa prej fermerëve nuk po kontribuojnë sa duhet, ndërsa ajo ndjen barrën më të madhe të punës.

Nga ana tjetër, Big Basta ka marrë një qëndrim më të qetë dhe përpiqet të jetë i matur në fjalët e tij. Ai ka theksuar se, pavarësisht pakënaqësive, përpiqet të vlerësojë njerëzit që i rrethojnë dhe të mos i ulë ata, duke mbajtur një qëndrim më pozitiv dhe duke tentuar të qetësojë situatën.

 

Ju Rekomandojmë