Temperaturat rriten në shtëpinë e fakirit: Limi dhe Nenna “ndezin” atmosferën me vallëzim dhe lojë me ujë
Ndërsa muzika dhe hareja pushtuan fermën në pasditen e sotme, duket se as shtëpia e fakirit nuk ka mbetur pas. Dy prej fermerëve, Limi dhe Nenna, kanë sjellë një tjetër dimension të atmosferës festive, duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në një mënyrë sensuale.
Nën tingujt ritmikë të muzikës që kumbonte në të gjithë fermën, Limi dhe Nenna u përfshinë në një lojë spontane dhe plot humor: duke lagur njëri-tjetrin me ujë dhe duke qeshur pafund, ata krijuan një atmosferë lozonjare dhe të . Por situata nuk përfundoi me aq.
Dyshja nisi një kërcim sensual, i cili përzihej me ritmin e muzikës dhe ujin që vazhdonin t’ia hidhnin njëri-tjetrit. Vallëzimi i tyre u kthye në një performancë spontane. Limi dhe Nenna kanë sjellë energji, dhe një ndjesi afërsie që ka mes dy fermerëve që është bërë e dukshme gjatë kësaj jave mes dy fermerëve.