Televotimi/ Andrea dhe Elinara rendisin arsyet pse duhet të qëndrojnë në Fermë, fermeri: Nuk mjafton të jesh e bukur
Elinara dhe Andrea janë në një televotim, ku njëri prej tyre do të largohet nga Ferma VIP në spektaklin e sotëm.
Të pyetur nga moderatorja Luana Vjollca, dy fermerët renditën arsyet pse publiku duhet të votojë secilin prej tyre.
“Unë në këtë lojë kam qenë e vërtetë. Jam një shembull i mirë për t’u ndjekur. Jam një vajzë, një grua shumë e mirë. Jam kundër dhunës, kundër perversitetit. Gjithmonë këto gjëra i kam luftuar me mish e me shpirt. Shpresoj të kem qenë një model këtu brenda. Ky është një reality show ku nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, por duhet të kesh edhe një karakter të denjë”, tha Elinara.
“Siç tha Elinara që nuk mjafton të jesh një bujk i mirë, edhe unë them që nuk mjafton të jesh vetëm e bukur dhe të dish të flasësh. Arsyet e mia kanë gati tre muaj që dihen. Mendoj se kam qenë shumë i mirë, se nëse nuk do isha i mirë nuk do isha deri në këtë pikë. Plus, deri dje kam besuar që formatet, emisionet nuk kanë vend për ne të rretheve dhe kjo bie poshtë me mua këtu. Nëse e shihni të vlefshme, patjetër që më votoni”, u shpreh Andrea.