loading

Teksa lahen në oborr Andueli dhe Big Mama bisedojnë për debatin e ndodhur me Elinarën

Duket sikur feremerët kanë rënë në qetësi për momentin, Andueli dhe Big Mama kanë gjetur pak kohë relaksi me njëri-tjetrin. Teksa laheshin dhe luanin në oborr me ujë , fermerët shkëmbyen biseda së bashku.

Nuk kaloi pa u përmendur edhe debati i shumë përfolur sot mes Big Mamës dhe Elinarës. Ky debat u përfol edhe nga protagonistet por edhe nga fermerët e tjerë. Andueli si tashmë mik i Big Mamës nuk mori pjesë në debat ndoshta ndryshe nga Andrea por ishte ai i cili hapi bisedë jashtë me Big Mamën. Tashmë dihet se anën e kujt mban Andueli dhe marrëdhënia e tij me Big Mamën dhe se ky debat ishte mjaftueshëm me tone të larta dhe të ashpëra.

Pjesë nga biseda e tyre:

Andueli: Tallen me bukën, këta që ngrejnë kauza.

Big Mama: Më tha pse ja hap këmbët Erandit, pastaj tha i kemi shaka.

Big Mama: Të gjithë kemi gabime por unë i pranoj, nuk hiqem dikush se nuk jam.

Andueli: Ajo e ndërroi fjalën dhe e hodhi poshtë por ty ta tha.

Big Mama: Mua njerzit më njohin skan këta pse më tregojnë mua edukatën.

Andueli: Unë dua të dal me kokën lart që këtu.