loading

Teksa bën xhiro me Ozzin, Nennës i ndodh e papritura

Jeta në fermë ka vijuar me ritëm të gjallë dhe mes batutash, teksa fermerët kanë vazhduar të kujdesen me përkushtim për kafshët. Atmosfera ka qenë e lehtë dhe pozitive.

Një nga momentet më të veçanta të ditës ka qenë shëtitja e Ozzit, nën kujdesin e Nennës. E ngjitur mbi kafshën e saj të preferuar, Nenna ka shijuar disa çaste loje, derisa i ndodhi e papritura gjatë një vrapimi të shkurtër, ajo humbi ekuilibrin dhe ra nga kurrizi i Ozzit. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë dhe vetë Nenna e mori situatën me sportivitet, duke qeshur me momentin komik.

Ndërkohë, Ylli ka vazhduar punën me lopët  i përkushtuar në ushqimin dhe pastrimin e tyre, duke treguar seriozitet dhe kujdes të veçantë. Andrea ka kaluar në stallën e derrave, ku është kujdesur për ta me përpikëri, ndërsa Big Mama është angazhuar me dhitë. Edhe aty nuk kanë munguar të qeshurat, sidomos kur dhitë nuk kanë qenë aspak bashkëpunuese gjatë ushqimit.

Në fund të paradites, Andueli  kryefermeri i javës  ka bërë një kontroll të përgjithshëm për të parë ecurinë e punëve. I kënaqur me përkushtimin e ekipit, kryefermeri  ka vlerësuar energjinë pozitive dhe organizimin e ditës.

Ju Rekomandojmë