“Të presim me fitore”, Andrea surprizohet nga droni
Pas dronit të Frederikut, rradhën për mesazhin surprizë në dron e ka Andrea. Një dron tjetër ka mbërritur në fermë. Edhe ky dron ka përhequr menjëherë vëmendjen e fermerëvenga ku të gjithë dolën në oborrin e fermës. Andrea fermeri për të cilën ishte droni u emocionua menjëherë dhe kjo jo vetëm për arsye të mesazhit por kur pa ne foto djalin dhe nipin e tij . “ Të gjithë jemi mirë pa merak, të presim me fitore” shkruante mesazhi përkrah fotos që dukshëm e emocionoi shumë fermerin. Ky dron ishte mjaft i nevojshëm për fermerin pasi Andrea një natë më parë shprehu me fermerët mallin dhe shqetësimin për familjen e tij. Andrea ka përshëndetur familjen e tij, gjithashtu edhe fermerët ishin aty për ta mbështetur fermerin.