“Të presim me fitore”/ Andrea merr një tjetër mesazh përmes dronit
Një moment i veçantë dhe emocional ndodhi përsëri sot në Fermë, kur Andrea përsëri u befasua nga një dron që fluturonte mbi fermë, duke mbajtur një mesazh personal të dedikuar posaçërisht për të.
Teksa fermerët ishin të angazhuar me aktivitetet e ditës, një zhurmë e lehtë nga qielli tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.
Droni mbante një mesazh ku shkruhej: “Të presim me fitore”, një mesazh i thjeshtë, por me shumë domethënie për Andrean, që nuk i fshehu emocionet.
Pas dronit me Anduelin duket sikur Andrea po përjeton emocione të dyfishta.