“Të pa dukshmit”/ Zarf në Fermë, cila është sfida e rradhës nga Agai për fermerët?
Ditën e sotme fermerët e Ferma Vip 2 po përgatiten për një sfidë të pazakontë që do t’i testojë deri në limitet e durimit dhe vetëkontrollit!
Në zarf që mbërriti në Fermë nga Agai, do i vërë fermerët përballë një sfide të papritur. Big Mama dhe Erand janë protagonistët kryesorë të cilët do të marrin rolin e “Të Padukshmëve”!
Për të dy, misioni është i thjeshtë: të provokojnë dhe ngacmojnë fermerët pa i prekur fizikisht. Duke përdorur mimikën, humorin dhe skena qesharake.
Nëse ndonjëri nga fermerët do të reagojë, qeshë ose të ndjekë me sy, ai/ajo automatikisht humbet pikën e durimit dhe kalon në “Fakiri”. Kjo është një sfidë që premton të sjellë shumë momente të papritura dhe situata komike në Fermë.
Si do të reagojnë fermerët ndaj provokimeve të të padukshme? Dhe, kush do të mbajë më shumë durim dhe kontroll, atë mbetet ta shohim gjatë zhvillimit të sfidës.
“Fermerë, përgatituni për sfidën më të re “Të padukshmit”. Big Mama dhe Erand do të jenë dy fermerët e padukshëm. Fermerët e tjerë nuk duhet të flasin, të qeshin, të reagojnë me ta apo t’i përfshijnë në biseda ose lojëra. Të padukshmit, kanë për detyrë të ngacmojnë, provokojën, ose shkaktojnë reagime te të tjerët pa patur kontakt fizik. Të padukshmit mund të ëprdorin mimikë, humor, kërcim qesharak, skena dramatike etj., në mënyrë që të marrin reagime nga fermerët. Nëse ndonjëri nga fermerët reagon, qesh, përgjigjet, ndërvepron apo dhe ndjek me sy këta të dy, ata humbin pikën e durimit. Cilido fermer që reagon shkon automatikisht te Fakiri”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.