loading

“Të lutem unë nuk jam pjesë e këtyre gjërave”/ Limi po më nervozon

Debatet dhe keqkuptimet në Fermë duket se nuk kanë marrë ende fund, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e Albës me fermerët e tjerë. Pavarësisht përpjekjeve të saj të vazhdueshme për të zbutur situatën dhe për të krijuar një komunikim më të hapur, ajo përballet sërish me mure të ngritura dhe refuzim nga pjesa tjetër e banorëve. Alba ka kërkuar disa herë ndërmjetësim nga Limi dhe Ester, duke i parë ata si mundësi për të ndërtuar një urë komunikimi me pjesën tjetër të grupit. Por, edhe këtë herë, përpjekja e saj është refuzuar. Kryefermeri i javës, Limi, ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke thënë: “Nuk është puna ime, dhe nuk jam pjesë e këtyre gjërave.” Biseda është mbyllur me një ton më të fortë nga ana e Lim-it, i cili i është drejtuar Albës me fjalët: “Mos më bëj nervoz më shumë, të lutem.”.  A do të gjejë Alba ndonjëherë një mënyrë për t’u afruar me pjesën tjetër të Fermës, apo përplasjet do të thellohen edhe më tej?