“Të ka futur frikën”/Andrea për Big Bastën: Është i vonuar
Fermerët vazhdojnë të kalojnë së bashku momente qetësie mes bisedash . Big Mama dhe Andueli kanë shkëmbyer së bashku biseda dhe batuta nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Big Mama shpreh që është shumë e lëvizur dhe nuk e di as vet se si ka arritur të qëndrojë këtu mbyllur dhe sipas fermeres nuk qëndron në një vend.
Andueli dhe fermerja kanë ndarë biseda lidhur me eksperiencën mbrenda në fermë po ashtu edhe se si e kanë jetën jashtë fermës. Andrea nga ana tjetër vjen pak i agravuar nga një lojë që Big Basta dhe Nenna planifikuan “kundër tij”. Big Basta tremb Andrean teksa Nenna e hutonte.
Në pamje të parë një lojë e krijuar për të krijuar momente të qeshura së bashku Andrea nuk e ka pritur dhe aq mirë. “Është adoleshten i vonua” ka thënë Andrea teksa po hynte në dhomën e gjumit. Nuk vonoi dhe komenti i Anduelit duke e cilësuar si “kopje e keqe”.
Të dy fermerët nuk kanë një marrdhënie të mirë më Big Bastën dhe fermerët nuk ngurojnë ta shprehin hapur atë duke hedhur dhe kunja për njëri-tjetrin.