“Të gjitha pikëpyetjet do të marrin përgjigje”, moderatorja Luana Vjollca hap natën e 14-të live të Ferma Vip 2
Moderatorja Luana Vjollca ka hapur natën e 14-të live të Ferma Vip 2.
Gjatë fjalës së saj, moderatorja simpatike tha se kjo ka qenë një javë e mbushur me tension dhe të papritura, ndërsa ka shtuar se të gjitha pikëpyetjet e publikut do të marrin përgjigje mbrëmjen e sotme.
“Ka qenë një javë e mbushur me tension dhe me të papritura. Sontë të gjitha pikëpyetjet tuaja do marrin përgjigje. Por, më lejoni t’iu paralajmëroj përpara se të fillojnë keqkuptimet, daljet nga konteksti se qëllimi ynë si produksion është padiskutim përkrahja e lirisë. Por, për fat të keq shumicën e rasteve jemi ne ata që krijojnë një kafaz me mendimet tona, një burg të padukshëm të mbushur me dyshime dhe pasiguri. Secili prej nesh është autentik dhe ngjyrat tona mund të zbehen vetëm kur bëjmë paktin për tu përshtatur me normat shoqërore”, tha moderatorja bukuroshe.
Më pas, Luana i ka thënë mirëmbrëma dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro teksa i ka pyetur ata në lidhje me konceptin e lirisë. Ajo gjithashtu tha se çfarë pritet të ndodhë sonte në spektaklin më të ndjekur të shqiptarëve.
“Fermerët do të njoftohen se televotimi i hapur në primen e kaluar, që është bërë shkaktar i disa debateve, në fakt është anuluar për shkak të daljes së papritur të Limit!
Një intervistë ekskluzive e këtij të fundit… cilat ishin arsyet që e shtynë të largohej pas Albes?
Dhe kryefjala e momentit: largimi i Alba Pollozhanit! Por nuk janë këto gjithçka që pritet të ndodhë sonte…
Fermerët do të realizojnë një sfidë buxheti, një televotim i ri do të hapet, dhe një rrëfim i ndjerë do të emocionojë të madh e të vogël. E meqenëse kemi pasur hyrje-dalje nga ferma kohët e fundit, sonte do të hyjë Olsi Bylyku! Qëndroni me ne, sepse, siç e shihni, nata e sotme do të jetë një maratonë e vërtetë!”, tha moderatorja bukuroshe.