loading

“Të duam shum”/Limi merr mesazhin nga të shtrenjtat e zemrës

Dita e sotme në fermë ka qenë plot me surpriza, emocione dhe momente të paharrueshme. Ndërsa fermerët po pushonin pas punëve të ditës, një tjetër dron ka fluturuar në qiellin e hapur të fermës, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe kureshtjen e të gjithëve. Fermerët kanë dalë me shpejtësi në oborr, duke u përpjekur të zbulojnë për kë ishte surpriza e radhës. Pas pak çastesh, emri i Limit është dëgjuar mes thirrjeve të banorëve:
“Limi, është për ty!” dhe në atë moment, fermeri, i emocionuar dhe me buzëqeshjen që nuk mund ta fshihte, ka dalë për të parë mesazhin që po vinte nga qielli.

Nga droni zbriti një pankartë e vogël, por me një peshë të madhe emocionale për Limin. Ishte një përshëndetje nga dy njerëzit më të shtrenjtë për të: mami dhe motra, që përmes qiellit i dërguan një mesazh të thjeshtë, por me shumë dashuri: “Të duam shumë!”

Emocionet nuk munguan, dhe Limi mezi i përmbajti lotët. Ai e priti këtë mesazh me zemër plot mall e mirënjohje, ndërsa fermerët përreth e përqafuan dhe e mbështetën në këtë moment të ndjerë. Nga ana tjetër, nuk munguan as batutat dhe komentet e ëmbla, që e zbukuruan edhe më shumë atmosferën. Alba, me të cilën Limi ka krijuar një marrëdhënie të veçantë në fermë, u shpreh me një buzëqeshje të ndjerë:
“Ju përshëndesim dhe ju puthim fort!” – duke u drejtuar nga ekrani në emër të gjithë fermës.

Ndërsa Ylli, me humorin që e karakterizon, shtoi:
“Edhe një nuse si ty i mungon kësaj familjeje, pse nuk dole dhe ti të të shikonte vjerra?”
Komenti u prit me të qeshura, duke sjellë lehtësim dhe një valë pozitive përreth Limit dhe Albës. Ky ishte një tjetër moment që dëshmoi sa i fuqishëm është lidhja me familjen, edhe në izolimin e fermës. Për Limin, kjo ishte një kujtesë se, pavarësisht sfidave dhe largësisë, dashuria e vërtetë nuk njeh madje vjen edhe nga qielli.