loading

“Ta shemb gjithë krevatin nuk do kesh ku të flesh”/Alba dhe Limi luajnë me njëri-tjetrin

Atmosfera në fermë më në fund është qetësuar. Një mëngjes i zakonshëm ka sjellë një ndjenjë harmonie dhe bashkëpunimi mes fermerëve, duke i dhënë fermës një frymë më pozitive. Në kuzhinë, Big Mama, ka marrë në dorë pwrgatitjen mëngjesit. E përqendruar në gatim, ajo është shoqëruar nga Ylli dhe Ronit, të cilët i janë bashkuar me përkushtim për të pastruar dhe për të ndihmuar në shtrimin e tryezës. Bashkëpunimi mes tyre ka funksionuar mjaft mirë, duke sjellë një energji të mirë. Nga ana tjetër e kuzhinës, një tjetër skenë ka tërhequr vëmendjen. Alba dhe Limi janë parë duke kaluar momente të këndshme së bashku, teksa luanin e shkëmbenin batuta me njëri-tjetrin. Në një moment plot humor, Alba e ngacmoi Limit duke i thënë: “Ta shemb gjithë krevatin, s’do kesh ku fle!” – një koment i cili u prit me të qeshura dhe që tregon afrimitetin në rritje mes tyre. Ky shkëmbim i ngrohtë lë të kuptohet se marrëdhënia mes Albës dhe Limit po ecën në një drejtim pozitiv, me shumë shaka e afeksion mes rreshtave.