“Ta kishe pasur këtë sjellje…”/ Andrea- Yllit: Ke ndërruar sjellje sepse ta ka hedhur grupi yt
Tensionet dhe aleancat në fermë po bëhen gjithnjë e më interesante. Ndërsa nga njëra anë qëndrojnë fermerët e ndarë si “grupi tjetër”, përbërë nga Big Mama, Andueli, Andrea dhe Ylli, atmosfera duket se është bërë më e qetë dhe e ngrohtë… për momentin. Por, siç ndodh shpesh në situata të tilla, batutat dhe “thumbat” nuk mungojnë.
Ndërsa grupi po qëndronte i ulur dhe po shijonte një bisedë të këndshme, Andueli me zërin e tij të mrekullueshëm solli energji pozitive duke kënduar, duke marrë edhe duartrokitjet e të tjerëve. Por Andrea nuk i shpëtoi mundësisë për të “ngacmuar” pak Yllin, i cili kohët e fundit është parë gjithnjë e më afër këtij grupi.
“Po të ishe sjellë kështu që në fillim, do kishte qenë perfekte,” i tha Andrea me një buzëqeshje ironike. Por më pas e thelloi edhe më shumë deklaratën, duke shtuar: “Ke ndërruar sjellje sepse ta ka hedhur grupi yt.”
Ylli, i cili zakonisht është më i rezervuar, nuk e la pa përgjigje: “Ja erdha, tani jam këtu,” u shpreh ai, me një ton që përpiqej të ruante qetësinë, por që tregonte se “thumbimi” e kishte prekur.