“Ta dhashë 3 herë…”, vijon debati mes Elinarës dhe Anduelit: Kam karakterin tim
Ka vijuar me tone të ashpra debati mes Anduelit dhe Elinarës. Fermerja iu ka drejtuar Anduelit që të mos i flasë më pasi sipas saj e ka kuptuar lojën e tij. Më pas ajo i tha gjithashtu se ai është një fëmijë i parritur. Ndërkohë, Elinara është nervozuar shumë dhe ka shpërthyer me tone të larta ndaj Anduelit. Ajo e akuzon fermerin se i ka thënë shtremse.
Pjesë nga debati:
Andueli: Mos u viktimizo
Elinara: Mos fol më me mua, vazhdo lojën me të tjerët që se kuptojnë lojën tënde. Unë të kam zbuluar, më vjen shumë keq
Andueli: 10 herë më the që sdo të të flas më dhe ja..
Elinara: Je kalama i parritur, më vjen shumë keq
Andueli: Jam i parritur, por jo më i parritur se ti
Elinara: Se kush është më i parritur, unë apo ti e gjykojnë të tjerët. Por unë po të them që me mua nuk ke më punë
Andueli: Prap vazhdon të flasësh me mua
Elinara: Nuk dua të flas më me këtë njeri (i drejtohet Ronit)
Andueli: Qetësohu, a do një kafe
Elinara: Gjithë ditën vjen pas meje, më ngacmon vetë, më vjen te krevati.
Ndërkohë, Andueli ka folur me Erandin në lidhje me debatin që kishte me Elinarën dhe fermeri u mundua të ruajë balancat dhe të kuptojë se cili në të vërtetë është fajtor.