Surprizon Agai/ 5 fermerë shkojnë në televotim, cilët nga ata “ndëshkoi” Limi?
Spektakli i kësaj të premteje në Ferma VIP në Vizion Plus ka sjellë surpriza dhe sfida të forta. Fillimisht me urdhër të Agait u vendos që të ndiqej rregulli i parë i televotimit, ku kryefermerja Alba do të duhet të zgjidhte sfidanten e parë e cila ishte Nur, më pas ajo do të duhet të zgjidhte sfidantin e dytë që ishte Gani dhe sfidanti i tretë u zgjodh Big Basta, i cili kaloi menjëherë në televotim për ditën e hënë. Në sfidën mes Nurit dhe Ganiut, ishte ky i fundit që humbi duke ju bashkuar në televotimin për ditën e hënë Big Bastas. Por kur të gjithë menduan se do të kishte vetëm dy emra në televotim, Agai surprizoi me një tjetër lëvizje. Për herë të parë në Ferma VIP më të votuarit nga publiku që ishte Limi, ju dha e drejta të futej në dhomën mistiek dhe të thyente qypin ku brenda tij ndodheshin dy artifakte. Në njërin prej artifakteve Limit i jepej e drejat për të qenë kryefermeri i radhësd, ndërsa në artifaktin tjetër atij ju kërkua që të jepte dhe tre emra të tjerë fermerësh që do të shkojnë në televotim. Emrat që zgjodhi Limi ishin Ylli, Erandi dhe Andrea të cilët i bashkohen Big Bastës dhe Ganiurt duke e çuar në pesë numrin e fermerëve që do të shkojnë në televotim. “Publiku ka votuar dhe unë në këto momente kam zarfin dhe një benefit. Fermeri i përzgjedhur nag publiku është Limi”, ky ishte verdikti i publikut i lexuar nga Luana. Më pas Limi shkoi në dhomën mistike, ky theu qypin i cili i jepte të drejtë që të ndryshonte të gjithë situatën. Pjesë nga biseda: Limi: Ti sapo çlirova magjinë dhe magjia përmbys rregullat. Nga ky moment kryefermeri në fuqi shkarkohet dhe ti vendosesh kryefermeri i ri. Hapim bashkë ngjyrën e zezë dhe të shohim si do e shfrytëzosh. Limi: Kujdes edhe e mira sjell të këqija, ti duhet të zgjedhësh tre fermerë që duhet të shkojnë në televotim tani. Luana: Këtë fuqi ta jep publiku. Limi: Zgjedh Ganinë dhe Big Bastan. Luana: këta të dy janë, zgjidh dhe tre të tjerë. Limi: Do zgjedh Nurin, Erandi dhe Yllin. Luana: Nuri nuk mund të zgjidhet për sa kohë e fitoi sfidën sot. Limi: Do zgjedh Andrean. Luana: Big Basta, Andrea, Ganiu, Ylli dhe Erandi të pozicionohen brenda arenës. Bashkë me ju unë hap tani me ju televotimin.