Surprizohet Andueli, merr mesazhin emocionues nga familja
Andueli është surprizuar ditën e sotme me një dron nga familja e tij.
Andueli është emocionuar shumë, ndërsa është shfaqur edhe me lot në sy.
Pranë tij janë afruar edhe Ester, Keisi, Andrea, Roni, Erandi, Nur dhe Big Mama. Fermeri e ka prekur dhe puthur posterin i përmalluar teksa ishte në foto me prindërit e tij. Më pas të gjithë fermerët e kanë përqafuar Anduelin dhe kanë qarë bashkë me të. Po ashtu ata i kanë dërguar ‘mesazhe’ familjes së tij teksa shpreheshin që kanë rritur një djalë shembullor.
“Anduel je krenaria jonë. Të mbështesim në çdo hap! Nga familja”, shkruhej në posterin e e dërguar nga familja e fermerit.
Pas ikjes së dronit, fermerët kanë qenë të prekur dhe ishte Keisi e cila nuk po ndalte dot lotët.