Surprizë nga qielli, droni mbërrin në fermë për Andrean: “Forca lyf!”
Pas përfundimit të sfidës së ullinjve, ku grupi i Nennës doli fitues, surprizat nuk munguan. Një dron u shfaq papritur mbi fermë, duke fluturuar mbi oborr dhe duke ngjallur kureshtjen e të gjithëve.
Fermerët dolën menjëherë jashtë, duke parë lart për të zbuluar për kë ishte dërguar droni dhe çfarë mesazhi mbante. Pak më vonë, u bë e qartë ky dron ishte për Andrean. Fermeri doli në oborr me emocion të dukshëm në fytyrë, ndërsa fermerët e tjerë e shikonin me interes dhe përkrahje.
Në dron ishte vendosur një mesazh i shkurtër:
“Forca lyf!” një dedikim i veçantë nga miku i tijAndrea, me sytë që i shkëlqenin nga gëzimi, falënderoi mikun e tij përmes kamerave dhe nuk e fshehu emocionin që ndjeu në atë moment. Fermerët ishin aty, pranë tij duke ndarë këtë moment të veçantë dhe duke e mbështetur me duartrokitje e buzëqeshje.