Surpriza dhe një nominim kokë më kokë mes Frederikut dhe Anduelit; çfarë pritet të ndodhë sot në natën e 16-të live të Ferma Vip2?
“Ferma VIP 2” po kthehet në një arenë të vërtetë sfidash, tensioni dhe aleancash. Çdo orë që kalon forcon ndarjet, zbulon karaktere dhe teston kufijtë e durimit të secilit nga fermerët.
Televotimi i hapur që prej ditës së hënë për dy të nominuarit, Frederikun dhe Anduelin, ka trazuar ujërat dhe ka shtuar pasigurinë në lojë. Cili prej tyre do të jetë do të largohet përfundimisht nga Ferma sonte në mbrëmje?
Sfidat e organizuara nga Agai i kanë dhënë kësaj jave një ritëm të ri jetesës mes fermerëve.
Teksa të gjithë fermerët zhvilluan një sfidë për thyerjen e ullinjve, 5 nga fermerët u dërguan në shtëpinë e Fakirit. Ata ishin: Erandi, Big Basta, Elinara, Frederik dhe Anduel.
Shfaqja “Dasma Shqiptare” solli një tjetër energji pozitive duke shpalosur anën artistike dhe emocionale të fermerëve.
Komedia e Erand Sojlit, e interpretuar me mjeshtëri nga fermerët, solli buzëqeshje dhe emocion në skenën e Ferma Vip.
Mbrëmjen e djeshme, Agai kishte vendosur të surprizonte fermerët me një darkë unike. Një kuzhinier iu bashkua Fermës teksa të gjithë fermerët dhe fakirët e ndihmuan për të gatuar një darkë të shijshme me pasta dhe fruta deti.
Por, si do shkojë mbrëmja e sotme për fermerët, a do të vijojnë debatet dhe tensionet të cilat na shoqërojnë pothuajse në çdo Prime?
Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve të mrekullueshëm Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.
Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 16-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…