loading

“Surpriza dhe emocione të forta”, Luana Vjollca tregon çfarë do të ndodhë sonte në natën e 13-të live të Ferma Vip2

Moderatorja simpatike Luana Vjollca ka hapur mbrëmjen e 13-të live të Ferma Vip2.

Ajo iu ka thënë mirëmbrëma dy opinionistëve Zhaku dhe Kastro, teksa më pas ka folur se çfarë do të ndodhë sonte në spektaklin e Ferma Vip2. Moderatorja bukuroshe na zuloi se sonte do të jetë një natë plot me surpriza dhe emocione për fermerët.

“Sonte do të sjellim një pauzë nga aktualiteti që ka mbizotëruar përgjatë fundjavës në çdo platformë komunikimi, sepse vërtetë ka garë politika kanë garë dhe fermerët tanë. Sonte do të jetë padiskutim një mbrëmje surprizash dhe kur flasim për surprizat kush nuk i ka qejf apo jo? Edhe pse jeta është e mbushur me to, disa të mira, disa të dhimbshme, disa na lënë në pritje e disa na vijnë papritur. Po çfarë do të ishte në fund jeta pa to, pa emocione që sjell të papritura patjetër që jo e bukur. Thënë kjo, më lejoni t’iu lajëmroj që kjo mbrëmje jo vetëm që do të jetë surprizuese për spektatorët por do të jetë aq surprizuese edhe për fermerët”, tha moderatorja Vjollca.

Ju Rekomandojmë