Sot nata e 15-të live/ Sfida, prova për shfaqjen dhe një rrëfim emocionues, çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip2
Një fundjavë e mbushur me sfida, debate, prova për shfaqje dhe këngë e valle është mbyllur për fermerët e Ferma VIP2.
Spektakli i mbrëmjes së sotme premton surpriza, ndërsa dhjetë fermerët e mbetur në garë kanë nisur aludimet lidhur me eliminimet.
Publiku do të ketë sërish rolin kryesor në vendimimarrje, pasi do të nxjerrë katër më të votuarit, të cilët do të përballen në një sfidë dyshe. Grupi që do të humbasë këtë betejë do të kalojë automatikisht në televotim kokë më kokë për eliminim të premten e ardhshme.
Andrea në rolin e kryefermerit, i cili e mori këtë post pas zgjedhjes së tij primen e së premtes, ka sjellë reagime të ndryshme nga fermerët.
Një tjetër moment kyç i fundjavës ka qenë hapja e kutisë së sekreteve pas sfidës “Fytyra e së vërtetës”, ku janë zbuluar tri defekte të çdo konkurrenti në formë anonime dhe të shkruar në letër. Ky moment ka sjellë tension dhe debate mes fermerëve.
Dy të ftuar special kanë ndryshuar rutinën e fermerëve. Agai ka vendosur që këtë herë fermerët të mësojnë të bëjnë punë me grep, duke sjellë në Fermë dy artizanë që merren me këtë profesion. Provat për shfaqje kanë qenë një etapë e rëndësishme për këtë fundjavë, ku skenarist Erandi është kujdesur me detaje që fermerët të aktrojnë në mënyrë perfekte. A ja dolën ata të përfundojnë me sukses provat për shfaqjen e tyre?!
Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve të mrekullueshëm Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.
Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 15-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…