loading

Sot nata e 12-të live/ Frederiku dhe Ylli kundërshtarë në zgjedhje, një televotim për të preferuarin; çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip2?

Teksa në Ferma Vip ka kaluar më shumë se një muaj, situata mes fermerëve sa vjen e bëhet më e zjarrtë. Debate, zënka, keqkuptime, dashuri, ndarje, këngë e valle, të gjitha ndodhin në reality shoë më të madh në Shqipëri. Lot dhe sfida, dronë dhe parashuta që surprizojnë fermerët. Një helikopter me një mesazh të veçantë dhe trëndafila të kuq emocionoi Nurin.

Çfarë po ndodh mes fermereve Alba dhe Big Mama? A është shkak i prishjes së marrëdhënies Limi-Alba hyrja e Nennes në Fermë? Po roli i Yllit si kryefemer a u mirëprit dhe respektua nga fermerët e tjerë? A e ‘falën’ Big Bastën fermerët për zgjedhjen që bëri prime-in e kaluar kur ai ‘shkëmbeu’ Ronin për buxhetin e plotë 100 për qind apo debatet do të vijojnë akoma?

Televotimi i hapur prej ditës së hënë për fermerin e preferuar, ka trazuar jo pak ujërat. Por cila do të jetë këtë herë formula e Agait? Çfarë pushteti do të ketë në dorë zgjedhja e publikut?

Për herë të parë Ferma VIP2, zhvillon zgjedhje ku kandidatët kryesorë janë Frederik dhe Ylli.

Një përballje e fortë ka ndodhur mes dy kandidatëve, të cilët kanë zhvilluar një fushatë për të fituar mbështetjen e të tjerëve. Përballë kryeplak Albanos, ata shpalosën mbrëmjen e djeshme nëpër mjet një ‘emisioni’ platformat dhe idetë për të udhëhequr Fermën. Ndërsa, fituesi i zgjedhjeve pritet të shpallet sonte gjatë spektaklit.

Për këto dhe shumë të tjera, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve më të mirë në ‘horizont’ Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 12-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë