loading

Sot nata e 11-të live/ Darka romantike Limi-Ester dhe një fermer që largohet, çfarë pritet të ndodhë sonte në Ferma Vip2?

Një fundjavë e zjarrtë me sfida dhe këngë e valle u mbyll me sukses në Ferma Vip2.

Sot në një tjetër spektakël në natën e 11-të live që ndiqet dhe pëlqehet nga miliona shqiptarë priten plot surpriza. Një tjetër fermer pritet të lërë Fermën sot dhe të heqë dorë nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh. Mes Albës, Nur, Big Bastës, Andreas, Ronit, Elinarës dhe Yllit, është publiku ai që do të vendosë për fatin e tyre.

Big Mama vijon të mbajë postin e saj si kryefermere. Por kush do të marrë këtë titull pas mbrëmjes së sotme, apo fermerja do të vijojë të ketë këtë rol? Kush do i bashkohet sonte Fermës, një femër apo një mashkull?

Marrëdhënie të krisura dhe një darkë romantike mes Limit dhe Esterit, çfarë ndodhi në të vërtetë atë mbrëmje?

Sonte prisni një spektakël që do ju mbajë lidhur pas ekranit të dashur miq…

Për surpriza dhe të pathëna… na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live. Nën moderimin e moderatores bukuroshe Luana Vjollca dhe opinionistëve më të mirë në ‘horizont’ Zhaku dhe Kastro prisni një spektakël të mrekullueshëm.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 11-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë