loading

“Sot e ke ditë pushimi”/Andrea-Big Bastës: Nuk ke kapacitet për të ngacmuar ti

Pas kryefermerit Andrea zgjohet edhe Frederiku dhe Big Basta fermerët kanë dalë në verandën e fermës duke konsumuar kafen e mëngjesit së bashku. Mes bisedave dhe kafes dy fermerët po kalojnë një mëngjes me energji pozitive. Andrea vazhdon akoma me punët e tij në verandë duke larë dhe pastruar, “ të lumshin duart’” i ka thënë Big Basta duke vlersuar kështu punën e bashkë fermerit.

Pasi mbaroi punët Andrea i’u bashkohet dy fermerëve nga ana tjetër e verandës.  Patjetër kur është Andrea dhe Big Basta nuk mungojnë as kunjat mes fermerëve dhe ngacmimet e hedhura me  fjalë. Big Basta ishte i pari duke i thënë Andreas “ do të të lë pushim sot, meqë është ditë e bekuar për mua”, Big Basta festoj ditëlindjen e djalit të tij ditën e sotmdhe fermeri i referohet kësaj dite. “ Po flet me kamerat” i është kthyer Andrea, duke vazhduar me fjalët ke ditëlindjen e djalt dhe vazhdon dhe merresh me mua.

Të dy fermerët jo pak herë kanë pasur përplasje së bashku dhe sqa herë gjenë mundësinë hedhin fjal për njëri-tjetrin dhe ngacmojnë me fjalë. Big basta vjen afër Andreas dhe e pyet “a po flet me vete”, duke e ironizuar Andren. Nuk vonoi as përgjigjia e Andreas duke i thënë “kur të arrij moshën tënde ndoshta fillojë të dyshoj se do flas me vete”. Si duket ngacmimet mes fermerëve nuk kanë orar dhe ata nuk humbasin kohë të ironizojnë njëri-tjetrin edhe në raste qetësie.