loading

Sonte çerekfinalja e “Ferma Vip 2”/ Një eliminim dhe një finalist; çfarë pritet të ndodhë në natën e 22 live?!

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Ferma Vip 2”, e cila do të mbyllë dyert më 20 qershor, por para kësaj, një tjetër prime mbërrin me plot surpriza dhe përballje të forta! Këtë të premte, Ferma Vip do të shpërthejë në emocione, duke sjellë momente të paharruara si për fermerët, ashtu edhe për të gjithë publikun që i ka ndjekur me sy e veshë çdo ditë!

Me vetëm një javë të mbetur deri në finale, çdo hap është thelbësor dhe çdo vendim mund të kthejë përmbys gjithçka. Sytë janë drejtuar tek rivaliteti i fortë i secilit fermer, ku tensionet janë të dukshme në çdo orë që kalon. Disa kanë krijuar lidhje të forta miqësore, ndërsa të tjerë po luftojnë me mish e me shpirt për të ruajtur pozitat e tyre brenda fermës.

Sfidat fizike dhe mendore janë bërë më intensive, duke i shtyrë fermerët drejt limitit. Në këtë fazë të avancuar të lojës, çdo fermer është bërë qendër diskutimi, jo vetëm nga konkurrentët, por edhe nga publiku. Të gjitha këto tensione kanë vetëm një qëllim: arritjen e finales dhe fitimin e çmimit të madh!

Ferma ka arritur kulmin e saj! Por çfarë do të ndodhë sonte në mbrëmje dhe kush do të jetë finalisti i tretë mes Big Bastës dhe Anduelit? Publiku është ai që do të vendosë sërish përmes votës së tij!

Përjetoni emocionet e vërteta të çerekfinales së “Ferma Vip 2”, sonte, live në ora 21:00 në ekranin e Vizion Plus, në një Prime që nuk duhet humbur!

Nën moderimin e moderatores fantastike Luana Vjollca dhe dy opinionistëve “pikantë” Zhaku dhe Kastro, na ndiqni live në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2, si dhe në You Tube Ferma VIP Albania Live.

Qëndroni pas ekranit njerëz, nata e 22-të live e Ferma VIP 2 po fillon tani…

Ju Rekomandojmë