loading

Skenë e pazakontë në kuzhinën e fermës: “Fakirët” protestojnë me lugë në dorë – Nënna bën “magji”, fermerët tallen: “Shih Big Bastën, artisti i madh!”

Pas një dreke të përgatitur më herët nga Big Mama dhe të konsumuar në qetësi nga fermerët, një situatë e pazakontë ka ndodhur në kuzhinën e fermës. Tre fermerët e shtëpisë së fakirit Big Basta, Nënna dhe Ylli – janë paraqitur për të kryer detyrën e larjes së enëve, por me një sjellje që ngjalli shumë reagime.

Të thirrur nga kryefermeri Andueli, fakirët kanë qëndruar për disa minuta para lavamanit, pa lëvizur, me lugë në dorë. Në vend që të nisin larjen e enëve, ata zgjedhin të protestojnë në heshtje.
Nënna, duke shtuar dramën e skenës, fillon të lëvizë duart si të ishte duke bërë “magji”, ndërsa Big Basta dhe Ylli qëndrojnë seriozë, pa ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Kjo skenë u interpretua si një revoltë e qartë ndaj autoritetit të Anduelit.

Fermerët e tjerë, të cilët po ndiqnin situatën, nuk i mirëpritën veprimet e tyre.
“Shife Big Bastën, artisti i madh!” u dëgjua një koment ironik, që u shoqërua me buzëqeshje të përmbajtura dhe lëkundje koke nga disa prej banorëve.

Veprimi i “fakirëve” nuk solli përballje të menjëhershme, por qartazi shtoi ndasitë dhe i dha një tjetër ngjyrë tensionit që po rritet mes tyre dhe pjesës tjetër të fermës. Ishte protestë? Ishte lojë? Një gjë është e sigurt: në fermë, as larja e enëve nuk është më një proces i zakonshëm.