Çfarë ndodhi me Zhakun? Opinionistja ‘zhvishet’ në studion e Ferma Vip 2
Teksa moderatorja Luana Vjollca ka përshëndetur fermerët dhe kryeplakun, një urim ka bërë edhe për Estërin e cila sonte feston ditëlindjen e saj të 23-të. Më tej, moderatorja bukuroshe ka pyetur fermerët të cilët janë në nominim se si i kanë përjetuar këto ditë. Big Basta, Ganiu, Ylli, Andrea dhe Erandi kanë rrëfyer përjetimet e tyre si të nominuar. Por, përveç kësaj, një ndodhi e papritur ka ndodhur në studio. Ka qenë Zhaku e cila ka vendosur të “sfidojë” Luanën. “A ke veshur kanatjere sonte”, e pyeti Luana-opinionisten. Ndërsa Zhaku tha “Unë do të të konkurroj ty sot” ndërkohë që hapi xhaketën e saj duke treguar dekoltenë. Më pas në studio ka plasur e qeshura dhe moderatorja ka shkuar direkt në publicitet.