“Si bëhet një film?” Alba flet me Erandin: Unë nuk po të mësoj, unë po të them idenë time
Erandi, Frederiku, Alba dhe Roni kanë folur ditën e sotme në lidhje me mënyrën sesi krijohet një film.
Erandi e pyeti Albën se a ja ka idenë sesi bëhet një film, pasi fermerja ka dashur të japë idenë për të krijuar një film me metrazh të shkurtër. Ndërsa fermerja ka nisur të shpjegojë sipas mënyrës së saj sesi mund të krijohet një film, ajo menjëherë është kundërshtuar nga Ronii, Frederiku dhe Erandi. Roni i tha Albës që ajo duhet të pyesë sesi krijohet një film jo t’ia shpjegojë Erandit dhe Frederikut sesi realizohet pasi sipas tij ajo nuk ka eksperiencë.
Pjesë nga biseda:
Erandi: Si bëhet një film, e ke idenë çfarë do të thotë film, teatër?
Alba: Unë e di që fillimisht ndërtohet idea
Erandi: Idea nuk krijohet, është një nuk e krijojnë 10 persona
Alba: Unë po flas për procesin, se kush e bën procesin është muhabet tjetër. Por unë nuk e di sa veta marrin pjesë në proces.
Roni: Duke e pasur parasysh se kë ke përballë ti duhet ta pyesësh se si krijohet një film. Jo t’ia shpjegosh ti. Ti duhet të marrësh mësim.
Alba: Ai më pyeti mua, se unë patjetër që marr mësim nga ai.
Ironizon Frederiku: Ti po flet me studentë që ne as nuk kemi pranuar të bëjnë konkurs.
Alba: Në rast se jam gabim më thuaj gabimin
Erandi: Unë të them për të mirën tënde që është më mirë të dëgjosh sesa të flasësh. Nuk kam asnjë kunj me ty as asgjë. Por të bësh një film me metrazh të shkurtër duhen disa muaj.
Alba: Unë nuk jam aq profesionale sa ju
Erandi: Kur flet me një profesionist dhe të thotë po gjithë kohën do të thotë ose është idjot ose po tallet me ty.
Më pas, fermerët kanë nisur të debatojnë në lidhje me bisedën e tyre, ndërsa Alba vijon të shprehet se ka shkuar pranë tyre për një ide të bukur.