“Shumë suksese për sot…”, 5 finalistët surprizohen nga dreka e veçantë
Ndërsa emocionet për finalen e madhe të Ferma VIP 2 rriten, finalistët kanë marrë një surprizë të këndshme sot në drekë, duke shijuar vaktin e tyre të fundit në fermë nga Era Delivery. Kjo dhuratë e veçantë vjen si një nxitje dhe urim suksesi për mbrëmjen decizive.
Në zarfin që mbërriti në fermë, shkruhej: ” Fermerë, shumë suksese për sot! Finalja kërkon energji dhe shumë shije, ndaj drekën sot e meritoni nga Era Delivery, ju bëftë mirë”.
Pas marrjes së mesazhit, finalistët, tashmë në prag të kurorëzimit të fituesit, janë ulur për të konsumuar drekën. Ky moment i veçantë, i shijuar së bashku, shënon përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë dhe plot sfida brenda Ferma VIP. Një vakt i mirë shërben jo vetëm si furnizues energjie, por edhe si një mundësi për të reflektuar mbi ditët e kaluara dhe për të mbledhur forcat para përballjes finale.