“Shpresoj të jesh e rritur”, Andueli i acaruar me Albën për punët e Fermës: Intrigante
Kryefermer Andueli është acaruar me Albën, teksa tha se fermerja nuk nuk po bën punët të cilat ai vetë ia ka caktuar. Andueli iu drejtua Albës, ndërsa i tha se punët që i caktohen duhet ta bëjë dhe nuk duhet të shkonte të kërcente me Limin. “Shpresoj të jesh e rritur. Kur një njeri të thotë për të bërë një punë dhe ti thua që do ta bëj, nuk duhet të rrish 6 orë. Ti u çove duke i kërcyer Limit. Të thashë 6 herë çohu. Ka shumë intriga. Tapetat nuk i kishin larë”, tha Andueli. Ndërkohë, Alba ka replikuar dhe i tha Anduelit që është si një kunatë e madhe mistrece.