“Shfrytëzues”, cilit fermer i vendos epitete Big Mama?
Ka vijuar me debate loja e epiteteve mes fermerëve. Big Mama ka marrë në dorë një letër ku në të shkruhej “shfrytëzues”.
Big Mama këtë epitet ia “faturoi” Yllit, ku sipas saj ai është fermeri më shfrytëzues. Për të mbështetur deklaratën e saj, ajo e argumentoi me faktet ku sipas saj ai shkon te secila fermere ose fermer për të marrë informacionet që ka nevojë.
Edhe Andrea mbështeti deklaratën e Big Mamës teksa tha se Ylli e ka shfrytëzuar situatën e puthjes me Elinarën në mënyrën më ordinere të mundshme.
Pjesë nga biseda:
Big Mama: Shfrytëzues, Ylli është shfrytëzues për të gjitha rastet.
Ylli: Pse
Big Mama: A ka pak arsye a? Ti shkon te Nenna për të kuptuar diçka, vjen te unë tenton të kuptosh diçka për Nennën. Shko te Esteri shfrytëzon të kuptosh diçka tjetër.
Andrea: E shfrytëzoi situatën e babykiss në mënyrën më ordinere që mund të ndodhte
Ylli: Po
Erandi: Epo mbrëmë ishit bashkë në shërbim ju, e latë të shkonit edhe në Karaibe (tha me shaka fermeri)