loading

Sherr për një pjatë, kriset miqësia mes Elinarës dhe Frederikut

Shoqëria mes Elinarës dhe Frederikut duket se ka pësuar krisje, dhe ata nuk kanë më të njëjtin mendim pozitiv për njëri-tjetrin. Elinara pretendon se një pjatë e palarë është bërë shkak që marrëdhënia të kriset dhe Frederiku të nxjerrë në pah anën e tij më të errët. Por Frederiku në anën tjetër pretendon se me sjelljen e tij ai bën humor, dhe se nuk është faji i tij që nga ana tjetër nuk kuptohet. Pjesë nga biseda: Elinara: Jam pak e prekur nga kjo gjë. Ka disa ditë që ka nisur kjo përplasje e pakutimptë. Që ditën e ditëlindjes time. Luana: Nga çfarë nisi? Elinara: Nga një pjatë, unë atë ditë kisha ditëlindjen. Por më duket një gjë e vogël të kapesh për një pjatë. Nuk do e bëj kaq të madhe. Nuk e di çfarë ka Frederiku me mua. Me gjithë respektin e amdh që kam, po lutesha që mos e nxirrnit këtë gjë që ndodhi mes nesh. Unë i kam dhënë mirësi frederikut, por ja që mirësia tu ktheka në dobësi, në tone makiaveliste. Ndiej keqardhje për karakterin që shfaq ai. Luana: Frederik? Frederiku: Domthënë i varfri unë. Ne vendosëm të lanim pjatat e veta. Atë ditë meqë Elinara ishte e fundit, i thashë pse e le pjatën aty. Luana: A nisi vërtetë nga pjata. Elinara: Unë preferoj që më tepër t’i vuaj gjërat vetë se të nxjerr dikë tjetër keq. Mbase nisi atë ditë që unë ngatërrova emrin e babait të Zhakut, por unë se bëra qëllimisht. Por sjellja ka qenë e tejkaluar. Njëherë në Primen e kaluar njëherë tani, do të kapet qëllimisht. E kam pritur nga Alba, nga Ylli se janë më të vegjël, por nga Frederiku nuk e kam pritur. Babai im thoshte me një njeri që pretendon se i di të gjtiha argumentin më mirë mbylle. Frederiku: Nëse një karakter është shumë i brishtë dhe vjen në valle të egër dhe kërkon mëshirë. Unë bëj humor, po ajo s’do ta kuptojë. Rëndësi ka që pjata u la prej të tjerëve. Mund të më thoshte ma laj ti pjatën. Elinara: Humori i Frederikut derivon në ofendime. Megjithatë është një publik i tërë që i ka parë. Frederiku: Unë bëj humor, dhe e mabj humorin aty ku e lashë. Kastro: Unë nuk mendoj se Elinara ka kërkuar mëshirë. Ajo ka qenë më shumë seç duhet vetja e saj. Mirësia e saj është marrë për dobësi. Frederiku nga ana tjetër jeton në dy realitete, i pari si ai ka vendosur t’i shohë të tjetër, dhe i dyti si të tjerët e shohin atë. Frederiku i përket shprehjes bëni si them unë, por mos bëni si bëj unë. Të dy jeni mbi 100 vjeç dhe shihni çfarë debati krijoni.

Ju Rekomandojmë