Sfidë kreative në fermë , fermerët mësojnë të modelojnë baltën nën udhëheqjen e mjeshtrit të baltës
Pas mbërritjes së zarfit me sfidën e radhës nga Agai, atmosfera në fermë ndryshoi menjëherë. Fermerët, të mbledhur me kureshtje, dëgjuan me vëmendje kryefermeren Ester, e cila lexoi përmbajtjen e sfidës. Ajo njoftoi se një mjeshtër i enëve prej balte do të vinte në fermë për të ndarë me ta njohuritë dhe teknikën e këtij zanati tradicional.
Pas përgatitjeve, fermerët u vendosën në verandën e fermës në pritje të nisjes së aktivitetit. Pak minuta më vonë, vizitori mbërriti. Ai ishte mjeshtri i baltës, i cili u prit me ngrohtësi nga Ester. “Po të pres si e zonja e shtëpisë,” tha ajo me buzëqeshje, duke e ftuar mjeshtrin drejt verandës ku ndodheshin të gjithë fermerët. Pasi përshëndeti të fermerët, mjeshtri nisi menjëherë demonstrimin e tij. Ai shpjegoi hap pas hapi se si punohet ena prej balte, duke i udhëzuar fermerët me kujdes në çdo teknikë, nga formësimi i parë, deri te detajet e fundit. Fermerët e ndoqën me vëmendje procesin, pasi secili prej tyre do të kishte detyrë të krijonte enën e vet.
Në përfundim të demonstrimit, mjeshtri prezantoi produktin final: një enë balte e realizuar me mjeshtëri. Në një moment simbolik, Big Mama vendosi të shkruajë emrin e saj mbi enën e mjeshtrit.