loading

Sfida/ Në garë për 100 mijë euro, ja kush janë 5 finalistët e Ferma VIP 2

Një garë plot ethe dhe emocione ka mbajtur të mbërthyer publikun e Ferma VIP sonte, ndërsa sfida për një vend në finale arriti kulmin. Pas një përballjeje të fortë fizike, ishte Andrea ai që doli triumfator, duke siguruar vendin e tij si finalisti i pestë i edicionit të dytë të Ferma VIP!

Andrea u përball me Yllin në një sfidë që kërkonte jo vetëm forcë fizike, por edhe rezistencë dhe përqendrim. Në një moment të mbushur me tension, ai arriti të mposhtë kundërshtarin e tij, duke dëshmuar edhe një herë vendosmërinë dhe aftësitë e tij në këtë garë të ashpër. Kjo fitore e vendos Andrean mes elitës së fermerëve më të mirë të këtij edicioni.

Tashmë, numri i finalistëve është i plotë dhe të gjithë sytë janë drejtuar nga 20 qershori, data e madhe e finales së Ferma VIP 2. Pesë fermerë do të ndeshen për titullin e fituesit dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. Ata janë: Big Mama, Big Basta, Andrea, Andueli dhe Erandi.

Ju Rekomandojmë