loading

Sfida e Tring, kush janë fituesit dhe humbësit; ‘urdhëri’ i veçantë për 2 fermerët

Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP u mbyll me emocion dhe rivalitet, ndërsa fermerët u përfshinë në sfidën e radhës, të organizuar në bashkëpunim me Tring. Por pasditen e sotme nisi me një tjetër surprizë: një zarf nga Agai, që përmbante rezultatet zyrtare të sfidës.

“Fermerë, ju keni realizuar sfidën e Tring dhe Agai ka vendosur t’iu njohë me rezultatin sipas dysheve tuaja duke nisur nga fituesit deri tek humbësit”, thuhej në fillim të zarfit.

Dyshet dhe renditja sipas performancës ishte si më poshtë:

  • Ylli dhe Anduel (fituesit)
  • Elinara dhe Andrea
  • Ester dhe Nenna
  • Big Basta dhe Big Mama
  • Frederik dhe Erand (humbësit)

Fituesit e padiskutueshëm të sfidës, Ylli dhe Anduel, do të marrin një njoftim të dytë nga Agai, një shpërblim apo një tjetër mision? Mbetet për t’u parë.

Ndërkohë, Frederik dhe Erand, të cilët u renditën të fundit, nuk do ta kenë të lehtë. Agai u ka rezervuar atyre një sfidë të veçantë: një rap battle me tematikë “Ferma dhe fermerët”, të cilin duhet ta performojnë mbrëmjen e nesërme. Performanca e tyre duhet të përmbajë jo më shumë se 10 vargje, një përballje artistike që pritet të sjellë shumë humor dhe energji në Fermë.

Me atmosferën që vetëm sa po ndizet, mbetet për t’u parë se çfarë të papritura të tjera do të sjellë Agai për banorët e Ferma VIP.

“Fermerë, ju keni realizuar sfidën e Tring dhe Agai ka vendosur t’iu njohë me rezultatin sipas dysheve tuaja duke nisur nga fituesit deri tek humbësit. Ylli dhe Anduel, Elinara dhe Andrea, Ester-Nenna, Big Basta-Big Mama, Frederik dhe Erand.

Për fituesit e sfidës Tring, Ylli dhe Anduel do të merrni një njoftim të dytë nga Agai. Për humbësit e sfidës Tring, Frederik dhe Erand duhet të përgatiteni për të realizuar një rap battle të cilin do ta performoni mbrëmjen e nesërme. Kujdes, ky rap battle me tematikë Fermën dhe fermerët nuk duhet të jetë më i gjatë se 10-vargje”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.