Sfida e Agait; Ylli dhe Andueli fitojnë lojën; Andrea dhe Elinara shkojnë në një televotim ‘kokë më kokë’
Mbrëmja e sotme në Ferma Vip 2 ka sjellë emocione të forta dhe një kthesë të papritur, teksa dy fermerë janë tashmë në duelin e fundit për të qëndruar në garë. Elinara dhe Andrea janë dyshja që do të shkojnë në televotim, ku fati i njërit prej tyre do të vuloset ditën e hënë, duke humbur shansin për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Sfida e Agait vulos ‘fatet’ e fermerëve: Andueli dhe Ylli vijojnë rrugëtimin
Arsyet e këtij televotimi të papritur janë humbjet e Elinarës dhe Andreas në sfidën e Agait, një provë që ka vënë në vështirësi shumë prej fermerëve. Elinara u përball në një sfidë të fortë me Yllin, ndërsa Andrea mati forcat me Anduelin. Të dyja sfidat ishin mjaft interesante, ndërsa u duk që mes Anduelit dhe Andreas kishte pak hatër duke qenë se janë shokë të ngushtë brenda Fermës. Ata të dy deshën t’i linin fitoren njëri-tjetrit, ndërsa pas këmbënguljes së Andreas u shpall Andueli fitues.
Ndërkohë, Elinara dhe Andrea do të presin me ankth rezultatin e televotimit, rezultati i të cilit do të pasqyrohet të hënën.