Sfida e Agait/ Kush janë fermerët që përballen me njëri-tjetrin dhe kush do të shkojë në televotim direkt?
Agai ka rikthyer sërish formulën e parë të eliminimit, atë të sfidës mes fermerëve. Kryefermerja Alba do të zgjidhte sfiduesen e parë, dhe më pas do të zgjidheshin dhe dy të tjerë, ku i treti shkon automatikisht në televotim, ndërsa dy të tjerët duhet të kalojnë në sfidë me njëri-tjetrin. Alba zgjodhi si sfidante të parë Nurin, për shkak se sipas saj e ka ofenduar edhe në familje gjatë javës. Ndërkohë Nur zgjodhi Ganiun për të njëjtën arsye, pasi ndihet e ofenduar dhe e bullizuar, ndërsa ky i fundit zgjodhi si fermerin që kalon direkt në televotim Big Bastan. Tashmë Nur dhe Ganiu do të përballen një një sfidë që do të caktohet nga Agai dhe humbësi mes tyre shkon në televotim kokë më kokë me Big Bastan dhe njëri prej tyre ditën e hënë do të lërë Ferma Vip. Pjesë nga diskutimi: Alba: Për arsye në bazë të raportit pasi jam ndjer e ofenduar, zgjedh Nur. Luana: Nuk ma the arsyen. Alba: Arsyeja është që gjatë një bisede me Nur gjatë një përplasjeje gjatë bashkimit të krevateve me Limin, Nur ka ofenduar familjen time dhe ajo nuk do të ketë raport miqësor me mua. Luana: Nur sfidanti i dytë zgjidhet nga ty. Nuri: Ganiun. Luana: Pse? Nur: Sepse nuk e duroj dot se Ganiu është shumë ofendues dhe prej ditës së parë që ka ardhur. Dua ta sfidoj. Luana: Gani më thuaj emrin e sfidantit të tretë i cili shkon menjëherë në nominim. Ganiu: Jam mes Kejsit dhe Big Bastës, por në këto momente zgjedh Bastën.