“S’është fundi i botës po të dalësh nesër…”, Big Basta i thur vargje Anduelit, fermeri luan me kitarë
Veranda e Ferma VIP u bë ditën e sotme skenë e një momenti sa muzikor aq edhe ironik. Andueli, i ulur me kitarën në duar, po luante disa akorde, ndërsa pranë tij ishte Big Basta, i cili vendosi t’i “dhurojë” disa vargje të improvizuara, por me tone të qarta ironike në lidhje me televotimin e nesërm.
Edhe pse në pamje të parë momenti dukej si një akt miqësor, fjalët e Big Bastës lanë të kuptohej një tjetër mesazh. Ai i bëri ironi, teksa i tha se edhe në del nesër nga Ferma nuk është fundi i botës.
Ky “freestyle” me tone të holla ironie u interpretua nga fermerët si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Anduelit, me të cilin Big Basta ka pasur përplasje dhe tension gjatë lojës.
Ndërkohë që atmosfera për televotimin e nesërm po bëhet më e rënduar, strategjitë, aleancat dhe rivalitetet në Ferma VIP duken më të forta se kurrë.
“S’është fundi i botës dhe po dole nesër, sepse jashtë ditë të mira do të presin. Dy herë shpëtove, por e treta e vërteta ëhstë ajo që të vjen dhe të sjell e nesërmja. Bëji valixhet gati, mos i bëj të gjitha, sepse po dole ti sjellin të tjerët i çojnë te Plevica”, ishin ndër vargjet që i dedikoi Big Basta-Anduelit.
Ndërkohë, fermeri ia ktheu se as vetë nuk i beson fjalët që këndon teksa shtoi se ai do jetë finalist.