loading

“Sa shumë më ke hedhur…”/ Fermerët hanë darkë dhe komplimentojnë Elinarën: Të lumshin duart

Në një nga ato çastet ku tensionet lihen mënjanë dhe bashkëjetesa merr një ton më të ngrohtë, fermerët e Ferma VIP janë mbledhur në mbrëmje për të ndarë një darkë të përgatitur me kujdes. Atmosfera ishte e qetë, ndërsa ushqimi u bë protagonisti i momentit, falë Elinarës, e cila u vlerësua për përgatitjen e saj.

“Të lumshin duart”, u dëgjua nga disa fermerë, të kënaqur me shijen dhe prezantimin e ushqimit. Ishte Erandi, fermeri i cili u shpreh me habi për sasinë, tha me humor: “Sa shumë më ke hedhur…”, një koment që nxiti të qeshura dhe krijoi një moment të çlirët mes fermerëve.

Elinara u pa e emocionuar nga komplimentet, duke falënderuar të gjithë dhe duke treguar edhe një herë anën e saj të përkushtuar në fermë, përtej përfshirjes në debate apo diskutime strategjike.

Ky moment i përbashkët vjen në një periudhë ku dinamika mes fermerëve është shpesh e tensionuar, dhe tregon se edhe në mes të një loje të fortë, ka vend për mirënjohje, bashkëpunim dhe vlerësim të ndërsjellë.