“Sa herë vij unë…”, Andrea acarohet me lopën: Kam fat, po s’bëri kjo këtë nuk ha ti
Teksa në Fermë ka rënë gongu, Andrea, Nur dhe Keisi kanë shkuar për tu kujdesur për kafshët. Fillimisht, Andrea ka nxjerrë jashtë Ozin, ndërsa më pas ka shkuar për tu kujdesur për lopën dhe për viçin.
Fermeri, duket se është acaruar pak me lopën dhe viçin, ndërsa u shpreh se sa herë vjen ajo kafshët bëjnë bajga. Më pas, Andrea i tha Keisit që nëse ajo nuk bën bajga, nuk mund të hajë perime dhe të pijë qumësht nga lopa.
“Sa herë vij unë kjo bën bajga edhe lopa edhe viçi. Kjo dmth që kam fat. Nga ajo ti i ha perimet, nëse kjo sbën këtë ti nuk e pi dot qumështin”, tha Andrea i acaruar.
Më pas, fermeri i ka thënë Keisit të pastrojë stallën e Ozit.
Ndërkohë, edhe Elinara është kujdesur për të pastruar dhe për t’iu shtruar vendin kafshëve. Ajo ka shkuar të përkëdhelë dhinë, ndërsa ka kritikuar fermerët pasi po bërtisnin.
Keisi dhe Nur kanë vijuar me puënt e tyre që iu takonte të bënin te stallat dhe kanë pastruar stallën e Ozit.
Me shaka, Andrea ka ‘pyetur’ pulat se ku janë vezët pasi te koteci nuk kanë gjetur asnjë kokërr.