“Rregullat e fakirit përmbysen me urdhër…”,çfarë misioni sekret iu dha Agai 3 fakirëve?
Një zarf misterioz nga Agai ka mbërritur në shtëpinë e fakirit, duke sjellë një kthesë të papritur në rrjedhën e ngjarjeve në Ferma VIP. Me një urdhër që përmbys rregullat ekzistuese, Agai u ka dhënë Nennës, Yllit dhe Big Bastës një mision sekret që pritet të trazojë ujërat në Fermë.
“Fakirë, rregullat e fakirit përmbysen me urdhër të Agait. Nga sot, Agai ka vendosur t’iu japë një mision të cilin duhet ta përmbushni me kujdes. Ju duhet të krijoni kryengritjet në Fermë duke mos iu bindur urdhërave të kryefermerit. Mund të shkoni te shtëpia e madhe të gatuani vetëm vaktet për ju të tre. Kujdes, vaktet duhet të jenë sa më speciale. Misioni është sekret, askush nga fermerët nuk duhet ta dijë. Në vazhdim do të keni udhëzime të tjera nga Agai”, thuhej në zarfin që ka ndezur menjëherë entuziazmin e “fakirëve”.
Treshja e “përjashtuar”, Nenna, Ylli dhe Big Basta janë treguar jashtëzakonisht të gëzuar pas marrjes së këtij urdhri. Nga mënyra si reaguan, duke qeshur dhe duke planifikuar ndërhyrjet e tyre me entuziazëm, duket se mezi presin të “përveshin mëngët” dhe të nisin misionin e tyre për të ngacmuar autoritetin e kryefermerit dhe për të ‘nxjerrë nga vetja’ gjithë fermerët.
Ky zhvillim premton situata të papritura, tensione të reja dhe shumë humor në ditët në vijim. Ndërsa pjesa tjetër e fermerëve është ende në errësirë për këtë mision të fshehtë, sytë janë tani te fakirët; a do ia dalin të krijojnë kaos në mënyrë të zgjuar pa u zbuluar?
Ferma VIP sapo ka hyrë në një kapitull të ri, ku gjithçka mund të përmbyset me një zarf nga Agai.