loading

Roni dhe Alba kryejnë sfidën, çfarë vendimi mori Agai për qëndrimin e tyre te “fakiri”?

Fermerët Roni dhe Alba po qëndrojnë prej të premtes mbrëma te fakiri si një dënim nga Agai. Sot, dyshja janë përballur në Ferma VIP me një sfidë e cila ka vendosur fatin e tyre. Fermerët ja kanë dalë me sukses dhe Agai i ka sjellë atyre lajmin e mirë. “Ish-fakir! Pas realizimit me sukses të sfidës së dhënë nga Agai, keni të drejtë të hyni në shtëpi dhe të vijoni bashkëjetesën normale me fermerët e tjerë. Të gjitha dënimet që kishit si fakir shfuqizohen. Kujdes, të sjellshëm në vijim. Agai nuk fal“, shkruhej në letrën që lumturoi Ronin dhe Albën. Më pas, dy fermerët shkuan të takonin pjesën tjetër të fermerëve.