loading

Roni bashkë me macen nga Njishi shkojnë drejt fermës

Zgjimi ndryshe për Ronin, një mëngjes me kafe dhe përkëdhelje për macen Oto.Ky mëngjes nisi ndryshe në fermë për Big Mamën dhe Ronin, pas zgjedhjes së saj si kryefermere nga Ganiu, i cili u eliminua në spektaklin Prime të mbrëmjes së kaluar. Dyshja e ngushtë, që kaloi natën në shtëpinë e Njëshit së bashku me macen e dashur të fermës, Oto, u zgjua me qetësi dhe pozitivitet. Menjëherë pas zgjimit, Roni ka marrë Oton në krahë dhe së bashku janë drejtuar drejt ambientit të përbashkët të fermës, ku ai nisi mëngjesin duke përgatitur një kafe. Gjatë përgatitjes së kafesë, nuk munguan përkëdheljet dhe lojërat me Oton, duke dëshmuar edhe një herë marrëdhënien e ngrohtë që fermerët kanë krijuar me kafshët e fermës, veçanërisht me “fermeren” më të re  macen Oto. Kjo atmosferë e dashur ka dhënë tonin për një javë që pritet të jetë e mbushur me energji pozitive, udhëheqje të vendosur nga Big Mama dhe momente të bukura në shoqërinë e katërputroshëve të fermës.