Qetësi, këngë dhe mall në shtëpinë e fakirit , Ester këndon për të shprehur mungesën ndaj fermerëve të tjerë
Ndërkohë që në pjesën tjetër të fermës dita ka kaluar mes punëve dhe surprizave nga qielli, në shtëpinë e fakirit ka mbizotëruar qetësia dhe reflektimi. Fermerët që gjenden në këtë pjesë të izoluar të fermës janë treguar të përmbajtur, të heshtur dhe ndjeshëm më të lidhur me njëri-tjetrin. Në këtë atmosferë të qetë, ka spikatur një moment i veçantë dhe emocional kënga e Esterit. Me zërin e saj tashmë të njohur për butësinë dhe emocionin që përcjell, Ester ka kënduar “Dua të qaj”, një këngë që u duk si një mesazh i qartë malli dhe ndjeshmërie ndaj fermerëve të tjerë jashtë shtëpisë së fakirit. Por nuk ishte thjesht një performancë. Përmes këngës, Ester komunikoi në mënyrë simbolike me Anduelin, i cili iu përgjigj gjithashtu përmes “kodeve” muzikore një mënyrë për të shkelur rregullat pa i thyer në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pasi rregulli i fakirit e vendosur nga Agai është i qartë të mos komunikojnë me njëri-tjetrin, dhe zëri i Esterit sot na fali mjaft emocione jo vetëm fermerëve.