Qetësi, batuta dhe kunja në shtëpinë e fakirit, Elinara gatuan, djemtë “shpërthejnë” me komentet ndaj Yllit
Pas një mëngjesi të lodhshëm në stallat e fermës, fermerët e shtëpisë së fakirit janë rikthyer në hapësirën e tyre, ku atmosfera është ndjeshëm më e qetë. Pasi kanë përfunduar detyrat, fakirët janë ulur për të biseduar e shkëmbyer momente bisedash mes njëri-tjetrit.
Gjatë këtyre bisedave nuk kanë munguar as kunjat. Në qendër të vëmendjes këtë herë ka qenë fermeri Ylli, për të cilin Frederiku dhe Andueli lanë një koment thumbues: “U shkëput një yll, por doli fyll.”
Ndërkohë, Elinara është angazhuar në gatim, duke përgatitur drekën për veten dhe pjesën tjetër të grupit. Big Basta dhe Erandi i bashkohen asaj, por me një energji ndryshe duke kënduar dhe sjellë atmosferë pozitive në shtëpinë e fakirit.
Dita vazhdon me një drekë të përbashkët, e shijuar mes thjeshtësisë, batutave dhe një ndjesie bashkimi që në shtëpinë e fakirit po bëhet çdo ditë e më e dukshme.